Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës, këto pika priten të shqyrtohen

07:12 | 25 Tetor 2023
E.H

Sot do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i raporteve vjetore financiar për vitin 2022 të KQZ-së, AKP-së dhe AKK-së.

Në njoftim thuhet se mbledhja do të filloj nga ora 11:00, shkruan Arbresh.info.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për konsultim me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Taransfere, lidhur me Draft- Vendimin për ndryshimin dhe Plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.16/20 të datës 24.03.2015 i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin nr.04/21 të datës 01.04.2015.

3. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-237 për Kadastër të Pronës së Paluajtshme;

4. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022;

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022;

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurencës për vitin 2022;

7. Të ndryshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme