Komisioni për Buxhet dhe Financa rekomandon zvogëlimin e pagave të Trustit

19:12 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Lumir Abdixhiku kërkon nga qeveria nivelizim pagash. Abdixhiku, që kryeson Komisionin për Buxhet dhe Financa ka njoftuar se ka nënshkruar rekomandimin e këtij komisioni për zvogëlim të pagave të Trustit për 25 për qind.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut të Facebook:

Shkojmë edhe me një.

Sot nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit për 25%; e i nivelizon ato me të Bankës Qendrore. I falenderoj gjithë anëtarët e Komisionit që ideuan dhe votuan këtë rekomandim.

Konsideroj se paga publike prej 5,000 eurove është disproporcionale me realitetin ekonomik e social në Kosovë. Ajo para së gjithash paraqet mosrespekt ndaj takspaguesve kosovarë. Po me kaq puna jonë s’mjafton. Prandaj e ftojmë qeverinë që të sjellë Ligjin mbi Paga me qëllim të nivelizimit të tyre në vend – për të gjithë pa përjashtim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme