Google ADS

Komisioni për Administratë kalon Ligjin për Prishtinën

15:07 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale ka kaluar Ligji për Kryeqytetin dhe për Polici të Kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sot, në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikes ka kaluar Ligji për Kryeqytetin bashkë me amandamentin për Polici të Kryeqytetit. Ky Ligj është esencial për funksionimin edhe më të mirë të kryeqytetit tonë. Së shpejti pritet vota përfundimtare në seancen plenare”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme