Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje ku do të debatohet për problemin e banorëve të fshatit Hade.
Të ftuar në këtë debat janë Valdrin Lluka Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Albena Reshitaj Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Hamza Ministër i Financave, Hilmi Jashari-Avokat i Popullit, përfaqësues të banorëve të Hades, si dhe përfaqësues të Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ).
Problemi i banorëve të Hades po zvarritet tash e sa vite. Ata nuk po gëzojnë zhvendosje të dinjitetshme.
Banorët e fshatit Hade duhet të zhvendosën prej aty pasi në Hadën e mbetur nuk ka kushte për jetë për këta banorë dhe fëmijët e tyre.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...