Anëtarja e Komisionit për Arsim nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga SBAShK që të dalin me një vendim unik.
“Ketë kryekëput e ka bërë SBASHK, këtu po del që shumë angazhime të sindikatës po merren me trajnime, dhe ne si komision ka dy javë që ne kemi qenë në ministrinë e arsimit dhe na e ka propozu ketë vendim dhe e kemi mbështet. Tani konsiderojnë qe mësuesit janë të pa vendosur dhe prapë është vendimi i tyre dhe kisha lut SBAShK-un që të dalin me një mendim unik dhe mos të kemi laramani” tha ajo.
Ndërsa Driton Qaushi kërkoi që të mbahet një takim me SBAShK dhe Ministrinë e Arsimit për gjetjen e një zgjidhje.
“Nga SBAShK duhet një reagim i përgjegjshëm, dhe tani duke mos e pranuar vendimin e ministrisë se arsimit, mendoj se duhet të ftojmë SBASHK-un dhe ministrinë në këtë javë për të marrë një vendim ku do të ndërmjetësonim dhe do te gjenim një zgjidhje ne fund te këtij takimi” tha ai.
Edhe Lulieta Veselaj, thotë se është e të njëjtit mendim që të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje.
“Mendoj se duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët qe është mënyra më e mirë me i kompensu orët e humbura. Ne nuk mund të ndikojmë te asnjëra pale”, ka thënë ajo.
Në fund te gjithë deputetet u pajtuan që të behën ndërmjetësues dhe brenda kësaj jave të ftohet Ministri i Arsimit dhe kryetari i SBAShK-ut dhe të merren vesh.
Si udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore u zgjodh Arbërie Nagavci, me anëtarë: Abdyl Salihu, Fidan Rekaliu dhe Ismajl Kurteshi. Udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar u zgjodh Luljeta Veselaj-Gutaj, me anëtarë: Albulena Balaj, Valentina Bunjaku Rexhepi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu. Udhëheqëse e grupit punues për monitorimin e Ligjit për Inspektoratin e Arsimit u zgjodh Teuta Haxhiu, me anëtarë: Driton Çaushi, Fidan Rekaliu, Ismajl Kurteshi./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza