Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (PKZMSA) 2020-2024.
Këtë program, para anëtarëve të komisionit e paraqiti zv/ kryeministri i Qeverisë, Driton Selmanaj.
Në fillim të paraqitjes së tij, Selmanaj njoftoi se për shkak të ristrukturimit të Qeverisë, është shuar Ministria e Integrimeve Evropiane dhe për rrjedhojë, fushë veprimtaria e asaj ministrie është duke u organizuar në një zyrë të veçantë.
Zyra e themeluar për këtë qëllim, tha ai, tashmë do të jetë Zyra për Integrim Evropian pranë Zyrës së Kryeministrit, ndërsa bëri të ditur po ashtu se së shpejti do të miratohet edhe Rregullorja e Punës së kësaj zyreje, njofton zyra për media e Kuvendit të Kosovës, raporton arbresh.info.
Lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (PKZMSA) 2020-2024, zv/kryeministri Selmanaj vuri në spikamë angazhimet dhe orientimin e Qeverisë për zbatimin e këtij programi.
Duke folur për përmbajtjen e programit, zv/ kryeministri ndër të tjera tha se ai përmban 114 masa të karakterit legjislativ, duke saktësuar me këtë rast se bëhet fjalë për 32 projektligje, për hartimin e të cilave, shtoi ai, do të jenë të angazhuara të gjitha institucionet relevante.
Lidhur me këtë çështje, anëtarët e komisionit ngritën një varg çështjesh dhe shtruan pyetje të shumta, të cilave iu përgjigj zv/ kryeministri.
Pas kësaj, Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (PKZMSA) 2020-2024, u hodh në votim dhe u përkrah për procedim në seancë plenare të Kuvendit.
Në vijim komisioni shqyrtoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi I, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së.
Edhe këtë projektligj e paraqiti zv/ kryeministri Selmanaj, i cili tha se, sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova përfiton 6 milionë euro në formë kredie.
Pas diskutimeve, komisioni unanimisht e përkrahu këtë projektligj, i cili do të procedohet tutje.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet