Komisioni për Buxhet dhe Financa sot me vetëm një votë kundër, votoi amendamentet e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës.
Komisioni vlerësoi se 20 amendamentet janë të harmonizuara edhe me qëndrimin e Ministrisë së Financave.
Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku, tha se amendamenti i parë sipas raportit ka të bëjë me rishikimin e nenit 4 dhe amendamenti i dytë për rishikimin e nenit 6, dhe sipas tij, tashmë këto ndryshime kanë ndodhur gjatë vikendit në Ministrinë e Financave, ku janë bërë përshtatjet dhe adaptimet finale.
“Gjatët vikendit në ministrinë e Financave janë bërë përshtatjet dhe adaptimet finale. Kështu që neve na është prezantuar edhe një raport në amendamente për projektligjin 06/002. Unë propozoj të shkojmë amendament për amendament për të parë a janë në vijën që jemi marr vesh, nuk ka nevojë t’i votojmë edhe një herë, sepse i kemi kaluar këto procedura, por veç të shohim se a janë të harmonizuara me ndryshimet e Ministrisë së Financave. Amendamenti i parë sipas raportit ka të bëjë me rishikimin e nenit 4 dhe amendamenti dytë për rishikimin e nenit 6. Atë ditë ne nuk e kemi pasur të mundur t’i votojmë, nenin 4 dhe 6, sepse ka pasur ndryshime në tabela, tashmë këto ndryshime kanë ndodhur”, theksoi Abdixhiku.
Ndërsa, nënkryetarja e parë në Komisionin për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërxhonaj, ka shpjeguar për ndryshimet e këtyre dy neneve, 4 dhe 6, si dhe prejardhjen e këtyre mjeteve. Ajo ka thënë se me këto ndryshime, Komisioni ka rikthyer kontigjentin për sigurimet shëndetësore në vlerë prej 11 milionë eurosh ashtu siç kanë qenë.
Po ashtu sipas saj, edhe mjetet për projektin e autostradës Prishtinë-Gjilan janë rikthyer për këtë projekt, mirëpo për këto mjete ajo shprehi brengën se do të mbesin në suficit, për shkak se nuk kanë përfunduar ende procedurat përkatëse për këto dy destinime.
Hadërgjonaj: Mjetet për shëndetësi dhe për autostradën Prishtinë-Gjilan janë futur në program
“Në komisionin për Buxhet ne i kemi rikthyer këto mjete dhe ia kemi dhënë mundësinë ministrit që në ndryshimet të cilat mund të ndodhin më tutje të ketë mundësi që këto mjete të shfrytëzohen për barna esenciale dhe për shërime jashtë vendit. Te çështja e projektit(autostradës) për Gjilan është diskutuar shumë në Kuvendin e Kosovës, ne në komision kemi vendos që këto mjete me miratimin e ministrit të Financave, këto mjete të jenë në buxhet, mirëpo procedurat edhe aty nuk janë kryer dhe këto mjete sigurisht se do të shkojnë në suficit në mungesë të kryerjes së procedurave. Këto mjete janë të paraqitura në amendamente, ku janë bërë shkurtimet me disa ndërhyrje aty ku nuk janë realizuar mjetet në mes të programeve, andaj kjo është filozofia e rishikimit të buxhetit për t’u bërë rregullimet e brendshme janë siguruar këto mjete. I pash lëvizjet kryesore kanë ndodhur në Ministrinë e Financave, disa programe që nuk janë realizuar”, theksoi Hadërgjonaj.
Projektligji për Buxhetin i miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, do të futet në rend të ditës edhe një herë nga Kryesia për ta votuar nesër në seancë me proceduara të përshpejtuara./Indeksonline/
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...