Komisioni për Legjislacion i ka kthyer komentet Gjykatës Kushtetuese, rreth ankesës së Avokatit të Popullit se disa nene të ligjit për kundërvajtje shkelin të drejtat e njeriut.
Armend Zemaj i cili ka qenë kryesues i grupit punues për këtë projektligj, tha se ata kanë shqyrtuar vetëm pjesën që i referohet lidhshmërisë që ka të bëjë me funksionin e Kuvendit të Kosovës dhe mandatit që bënë Komisioni për Legjislacion, por pa hyrë në përmbajtje të neneve apo të paragrafëve që i ka ataku zyra e Avokatit të Popullit në Kushtetuese.
Ndërsa, në përgjigjen e dytë, Zemaj tha se janë përgjigje të konkretizuara. Ai tha se në këtë përgjigje kanë theksuar se Komisioni me datë 21 03 2016, me qëllim të sensibilizimit të akterëve relevant në proces të shqyrtimit, ka mbajtur dëgjim publik me qëllim që të shoh të gjithë adresuesit dhe format që ka adresuar ligji.
Sipas tij, në këtë dëgjim kanë marrë pjesë shumë të ftuar, propozuesi ka bërë propozimin e fushës së re të kundërvajtjes, normal që është theksuar edhe rritja e efikasitetit në shqiptimin e çështjeve që kanë të bëjnë me kundërvajtje. Po ashtu, në përgjigjen e tyre, Zemaj tha se kanë theksuar edhe mandatin e Kuvendit dhe Komisionit.
Mirëpo, deputeti i PDK-së, Agim Aliu pati vërejtje në Avokatin e Popullit, duke e quajtur të çuditshëm reagimin e tij, meqë asnjëherë si anëtar i komisionit nuk ka marrë asnjë shkresë nga ai gjatë hartimit të projektligjit se shkelen të drejtat e njeriut.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Legjislacion, Selvije Halimi tha se aq sa ajo ka mundur të analizojë konsideron se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut në ligjin për kundërvajtje.
Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se nuk duhet të paragjykojnë nëse nenet e kontestuara shkelin të drejtat e njeriut apo jo, sepse për këtë vendos Kushtetuesja.
“Është bukur herët të thuhet që nuk ka të drejt avokati i popullit me gjyku atë a ka a s’ka të drejtë, kjo i mbetet gjykatës Kushtetuese që të shqyrtoj lëndën. Ajo që mund të them është për t’u habitur se zyrat ligjore para se të hyjnë në fuqi apo të procedohet një ligj, duhet të konsultohen ligjet që mund të interefereohen njëra me tjetrën”, theksoi Lekaj.
Zyra e Avokatit të Popullit pas hyrjes në fuqi të ligjit për kundërvajtje ka bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar 14 nene të këtij ligji nëse ato bien ndesh me të drejtat e njeriut apo jo.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet