Isa Mustafa, ka pranuar sot raportin përfundimtar të punës së Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.
Të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, si dhe anëtarët e Komisionit të ekspertëve.Kryetari i Komisionit, Akademik Hivzi Islami, gjatë dorëzimit të raportit theksoi përkushtimin e anëtarëve të Komisionit në kryerjen e kësaj pune të rëndësishme.
“E pranuam këtë detyrë, sigurisht jo të lehtë, dhe e konsideruam si çështje madhore shtetërore dhe kombëtare”, tha Akademik Islami.Duke folur për punën një mujore të Komisionit, Akademik Islami tha se anëtarët e tij kanë punuar ditë e natë me ekipet e tyre duke ardhur te ky rezultat përfundimtar.“Mendoj se është një rezultat i qëndrueshëm profesionalisht, shkencërisht, që do t’i shërbej për të mirë edhe shtetit, edhe shoqërisë, edhe shkencës dhe të vërtetës dhe të gjithë Kosovës”, tha kryetari i Komisionit, Akademik Hivzi Islami.Kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar kryetarin Islami dhe të gjithë anëtarët e Komisionit për punën dhe përkushtimin e tyre.“Ne kemi pas nderin që një Akademik, një kryetar i Akademisë sonë të drejtojë punën e këtij Komisioni. Falënderoj anëtarët e Komisionit për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë. Ne iu kemi besuar juve këtë punë dhe ne e vlerësojmë punën tuaj. Unë mendoj se do ta vlerësoj e tërë Kosova sepse për këtë vend është me rëndësi themelore që të ofrojmë fakte për qytetarët tanë, në mënyrë që e gjithë ajo që është thënë të argumentohet sepse njerëzit kanë nevojë ta dinë të vërtetën. Prandaj, ne me respektin më të madh do ta trajtomë këtë raport në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe do ta procedojmë edhe te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, te Presidenti i vendit dhe më vonë, në vazhdim të kësaj, do të procedojmë edhe me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes. Ky është një proces i ndarë nga puna e këtij Komisioni sepse ju e keni bërë një punë të veçantë, por ne para qytetarëve mendoj se po japim një përgjigje meritore dhe një përgjigje shumë të saktë”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar edhe një herë Komisionin për punën, duke siguruar se Qeveria me përgjegjësinë më të madhe do ta trajtojë këtë raport dhe do të merr parasysh të gjitha faktet që Komisioni ka nxjerrë dhe i ka argumentuar”./Lajmi.net/
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...