Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka kërkuar sqarime për në lidhje me kamerat në veri të Kosovës, me ç’rast u kërkua të vijë për raportim drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Enver Dugolli tha se për këto kamera duhet të jap përgjegjësi dikush. Nëse ato funksionojnë dhe nën mbikëqyrjen e kujt janë ato kamera.
“Është ky raportimi për ato kamerat më veri që nuk po dihet kush po i kontrollon është mirë ne me pas një informatë zyrtare, a kanë ndërmarr ndonjë veprim për këto kamera, të kujt janë, largimin e tyre ose identifikimin se kush po i monitoron”, tha Dugolli.
Për raportimin e drejtorit të Policisë, u kërkua që në muajin mars të vijë për raportim.
Çështje tjetër e këtij Komisioni ishte edhe armëmbajtja pa leje.
E kryetari Bekë Berisha tha se ka vërejtje për ligjin për armëmbajtje, i cili kërkoi që kjo çështje të bëhet më praktik.
“Leja për armë ose është leje ose nuk është. Goxha i mençur ka qenë ai njeri që e ka bërë këtë ligj”, tha Berisha.
Ndërsa për mbajtjen e armëve nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës jashtë orarit të punës, as që duhet të diskutohet kjo.
Rashit Qalaj nga PDK-ja tha se marrja e armës nga pjesëtarët e Policisë as nuk duhet të diskutohet, ndërsa sa i përket ligjit për armë, Qalaj kërkoi të shikohen vendet në botë sesi veprojnë ata me këtë rast./eo/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës