Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndonëse me vonesë, ka pranuar përgjigje nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me shqetësimet e ngritura ditë më parë rreth propozimit të KPM-së për ndryshimin e Draft Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele në Republikën e Kosovës dhe Draft Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio dhe Audiovizuele.
AGK së bashku me juristen e medieve Flutura Kusari vlerësojnë se të dyja dokumentet përmbajnë nene problematike të cilat cënojnë lirinë e shprehjes së gazetarëve dhe lirinë e medias. Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me Draft Kodin e Etikës i cili rikthen ndalimin e raportimit nga gjykatat. Ju rikujtojmë që Kodi i Etikes i vitit 2010 e ndalonte në tërësi raportimin nga gjykata. Kodi i Etikës i viti 2016, që është ende ne fuqi dhe është hartuar me ekspertizë ndërkombëtare, kishte eliminuar nenet që pengonin raportimin nga gjykatat. Me Draft Kodin e Etikes, KPM ka rikthyer ndalimin e raportimit nga gjykatat.
Ne po ashtu vazhdojmë të kemi shqetësime për disa nga nenet e propozuara në Draft Rregullore.
Në letrën e KPM-së, të nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i saj Luan Latifi, nuk janë ofruar argumente të mjaftueshme ligjore që do të arsyetonin ndryshimin e Kodit të Etikës apo Draft Rregullores. Letra si e tillë nuk ofron referencë të rasteve konkrete të shkeljeve etike në media të monitoruara nga KPM-ja, të cilat raste do të dëshmonin që mediat nuk kanë mundur të mbahen përgjegjëse për shkak të mungesës së bazës ligjore.
Tutje, mbetet ende e paqartë nëse KPM ka bërë ndonjë analizë ligjore – si lloj vlerësimi ex-post për të vlerësuar objektivat, efektet e ndërmarra, kostot dhe përfitimet – e akteve nënligjore në fuqi. Ajo po ashtu nuk tregon se në cilat standarde ndërkombëtare është bazuar kur ka propozuar ndryshimet ligjore dhe po ashtu KPM-ja pranon që nuk ka kërkuar ekspertizë ligjore ndërkombëtare, të cilën mekanizëm e ka në dispozicion.
Në një situatë të tillë, kur kemi mungesë të argumenteve ligjore bindëse nga ana e KPM-së, aktet nënligjore të përmendura më sipër, sipas nesh nuk duhet të amandamentohen duke u nxituar. Ndryshimet ligjore siç janë propozuar aktualisht – të kundërshtuara fuqishëm edhe nga organizatat kryesore të shoqërisë civile – do të cënojnë seriozisht lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Kosovë.
AGK së bashku me znj.Kusari, sigurojmë KPM që do të angazhohemi në konsultimet publike të akteve nënligjore të KPM-së në rastet kur ne pajtohemi në parim me qëllimin e akteve nënligjore. Po ashtu kërkojmë nga KPM-ja që të iniciojë vlerësim ex-post të akteve nënligjore për të identifikuar efektet e akteve nënligjore, problemet eventuale të zbatimit dhe aspektet që duhet të rishqyrtohen. Të bashkangjitur e gjeni përgjigjen e KPM-së dhe qëndrimin e AGK-së.
Për të lexuar përgjigjet e ofruara nga Zyra Ekzekutive e Komisionit të Pavarur të Mediave, dhe letrën me qëndrimin tonë në lidhje me ndryshimet e akteve nënligjore, klikoni në linkun vijues:
http://agk-ks.org/agk-kmp-ja-nuk-ka-ofruar-argumente-bindese-per-te-ndryshuar-kodin-etik/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...