Komisioni Evropian përmes një qëndrimi zyrtarë është deklaruar për ngjarjet në Kataloni, referendumin dhe dhunën e policies, shkruan arbresh.info.
“Sipas kushtetutës spanjolle, votimi i djeshëm në Kataloni nuk ishte ligjor,” thuhet në komunikatën e Komisionit.
Për Komisionin Evropian, siç ka deklaruar Presidenti, Jean Claude Juncker, kjo është një çështje e brendshme për Spanjën që duhet të trajtohet në përputhje me rendin kushtetues të Spanjës.
“Ne gjithashtu përsërisim qëndrimin ligjor të mbajtur nga ky Komision si dhe nga paraardhësit e tij. Nëse një referendum do të organizohej në përputhje me Kushtetutën spanjolle do të thoshte se territori i larguar do të gjendej jashtë Bashkimit Evropian.”
Përtej aspekteve thjesht ligjore të kësaj çështjeje, Komisioni beson se këto janë kohë për unitet dhe stabilitet, jo përçarje dhe fragmentim, shkruan arbresh.info.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevant që tani të lëvizin shumë shpejt nga konfrontimi në dialog. Dhuna kurrë nuk mund të jetë një instrument në politikë.”
Ata besojnë në udhëheqjen e Kryeministrit Mariano Rajoy për të menaxhuar këtë proces të vështirë në respektimin e plotë të Kushtetutës Spanjolle dhe të të drejtave themelore të qytetarëve të mishëruar në të./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...