Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për vitin 2022 për Kosovën.
Ndër çështjet e përmendura në këtë raport të KE-së, është kritikuar puna e Kuvendit të Kosovës duke u cilësuar si e “dobët”.
“Puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe mungesa e kuorumit vendimmarrës, pavarësisht faktit se qeveria mbështetet nga një shumicë solide prej 67 vendesh (nga 120). Kuvendi rriti përdorimin e procedurave të shpejta/të përshpejtuara për miratimin e legjislacionin kyç. Nevojiten përpjekje për të forcuar rolin e Kuvendit si një forum për dialog politik konstruktiv dhe për ndërtimin e konsensusit, veçanërisht në lidhje me agjendën e reformave të BE-së. Kuvendi miratoi rregulloren e re të punës. Kuvendi ende duhet të përmirësojë menaxhimin e tij të brendshëm, të miratojë një plan vjetor të punës, të lëvizë shpejt nga sistemi i votës me dorë në votimin elektronik dhe forcimin e funksionit të tij mbikëqyrës”, thuhet ndër të tjerash në fillim të raportit për Kuvendin.
Tutje, në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2022 janë kritikuar edhe debatet mes mazhorancës dhe partive opozitare në Kuvendin e Kosovës.
“Kuvendi mbeti forumi kryesor i debatit politik mes mazhorancës qeverisëse, opozitës dhe deputetëve të pakicave. Megjithatë, gjuha nxitëse ndaj kundërshtarëve politik vazhdoi të përdorej në debate. Mazhoranca dhe opozita duhet të përmirësohen në dialogun politik dhe të punojnë së bashku për të avancuar më tej në agjendën e reformave të BE-së dhe për të ndërtuar konsensus rreth reformave të mëdha”, thuhet në raport.
Raporti ka kritikuar edhe zvarritjen e punëve të Kuvendit, duke vonuar kështu edhe votimin e pikave të rendit të ditës me muaj të tërë. /arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...