Komisioni Evropian ka deklaruar se pasi autoritetet serbe të dërgojnë pyetje lidhur me qëndrimin e tyre për rastin e Kosovës dhe Katalonisë, do të iu kthejnë përgjigje të hollësishme.
“Kur të marrim letrën do t’i përgjigjemi asaj. Ju mund të jeni të sigurt se përgjigja jonë do të jetë e përgatitur dhe e paraqitur mirë. Kështu ndodhë gjithmonë, nuk e kuptoj se çfarë do kishte tjetër në këtë rast”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Alexander Winterstein.
Komisioni Evropian në një deklaratë për ‘Tanjug’ ka hedhur poshtë akuzën se ishte një rast i standardeve të dyfishta në vlerësimin e tyre se ‘rasti i Kosovës dhe Katalonisë nuk mund të krahasohet’, transmeton lajmi.net.
Në një shpjegim shtesë, burimet e Komisionit Evropian për këtë medie, theksojnë se në rastin e Spanjës, BE drejtohet nga i ashtuquajturi ‘Doktor i Prodit’ sipas të cilit Bashkimi nuk ndërhyn në çështjet e brendshme kushtetuese të shteteve anëtare.
Sipas përfundimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në vitin 2008 del se Kosova është një rast ‘sui generis’ dhe në atë kohë u ra dakord për një përgjigje të përbashkët ndaj Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq njoftoi se në javën e ardhshme gjatë vizitës së saj në Bruksel, do të dorëzoj një letër zyrtare nga autoritetet serbe ku do të kërkohet përgjigje në lidhje me qëndrimin e Komisionit Evropian në rastin e Katalonisë dhe Kosovës.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani