Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se mizoria e kryer në Reçak është shumë mirë e dokumentuar dhe nuk mund të mohohet.
Pisonero përmes profilit të saj në Twitter ka shkruar se mohimi dhe tentimi për të ndryshuar faktet janë të kundërtua me vlerat e Bashkimit Evropian.
“Çfarë ka ndodhur në Reçak dhe mizoritë që janë kryer atje në Janar 1999 janë mirë të dokumentuara. Mohimi dhe revizionizmi janë të kundërta me vlerat e Bashkimit Evropiand dhe projektin për integrim të Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi i sinqertë dhe i mirëfilltë i të kaluarës është i nevojshëm ndaj respektit për viktimat”, ka shkruar zëdhënësja e Komisionit Evropian.
https://twitter.com/APisoneroECSpox/status/1217469753327079428?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1217469753327079428&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkomisioni-evropian-jep-nje-porosi-te-qarte-per-serbine-qe-mohon-masakren-e-recakut%2F
Sot kur po përkujtohet 21 vjetori i Masakrës së Reçakut, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e kishte quajtur trillim dhe ngjarje e fabrikuar nga ambasadori i OSBE-së William Walker.
Walker i cili në janar të vitit 1999 kishte shkuar personalisht në Reçak për të parë nga afër masakrën e kryer nga forcat serbe e kishte quajtur krim kundër njerëzimi.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’