Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit, i ka proceduar katër kandidatë kryesisë për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Paneli i BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, i ka propozuar Kuvendit listën me këta kandidatë: Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.
BQK-ja, deri tash është udhëhequr nga Guvernatori Fehmi Mehmeti.
Këtij të fundit i skadon mandati në mars të këtij viti. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.
Megjithatë, Komisioni nuk e ka votuar listën e kandidatëve për guvernator.
Komisioni ka rekomanduar që procesi nuk i plotëson kushtet sipas ligjit.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit ta njoftojë komisionin përzgjedhës për mospërmbushjen e kushteve, dhe që kandidatura të fillojë nga e para me kandidatura të reja.
Por as ky rekomandim i Mujajt nuk ka marrë votat e mjaftueshme dhe se mbetet të shqyrtohet një zgjidhje në një mbledhje tjetër të komisionit.
lexo edhe:
BQK-ja rrezikon të mbetet pa guvernator – Opozita përplaset me Bordin për procedurat e përzgjedhjes
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...