Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare, ku tri prej tyre do të nisin nga ora 10:00.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me zbatimin e Strategjisë nacioanle për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 – 2023.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për amendamentimin të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim.
Nga ora 11:00 në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Me fillim nga ora 13:00 do të mblidhet edhe një komision tjetër, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i Projektligjit për Gjykatën Komerciale./arbresh.info/
Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej ty...
Kumbaro: Nisim programin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbe...
Balluku: Vendosen tabela informuese në Levan-Damës për orien...
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik