Google ADS

Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Shpresoj që dialogu të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

23:23 | 31 Mars 2021
L G

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, theksoi rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë, duke shtuar se ai shpresonte që dialogu do të ishte një përparësi për qeverinë e re të Kosovës, pasi është thelbësor për të dy palët.

Varhelyi është deklaruar edhe për procesin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, për çka tha se do të përshpejtohet, duke shtuar se kjo varet nga Serbia dhe shpejtësia e zbatimit të reformave kryesore.

“Bashkimi Evropian duhet të sigurojë më shumë parashikueshmëri në proces, për të bërë të qartë se çfarë mund të pritet nga vendet kandidate dhe për të siguruar që nëse vendet e bëjnë, BE-ja gjithashtu plotëson vendet e veta”, tha ai, raporton Zëri i Amerikës.

“Unë mendoj se kemi një shans për të shpejtuar ndjeshëm anëtarësimin mbi metodologjinë e ndryshuar”, tha Varhelji gjatë debatit online “Serbia në rrugën e lëkundur drejt anëtarësimit në BE”, e organizuar nga një organizatë holandeze dhe Ambasada Serbe në Holandë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme