Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite, Komisioneri Hahn do t’u kërkojë autoriteteve të Kosovës tërheqin vendimin për taksën doganore prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, shkruan Danas, përcjell lajmi.net.
Siç shkruan Danasa, Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se ky vendim i autoriteteve të Prishtinës do të jetë fokusi i vizitës së ardhshme të Hahn në Prishtinë.
“Komisioneri Evropian do të përsërisë qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) duke bërë thirrje për tërheqjen e këtij vendimi dhe duke theksuar nevojën për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin në rajon”, thuhet në deklaratë.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Hahn do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselji, Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e opozitës.
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali