Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn ka reaguar pas lajmit për rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me vizat.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se shpreson qe lëvizja e lirë e kosovarëve do të ndodhë shpejt, shkruan portali arbresh.info.
“Komisioni Evropian njeh punën e palodhshme dhe përkushtimin në reforma. Tani është në dorën e shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian për të vendosur në udhëtimin pa viza. Shpresoj të ndodhë së shpejti!”, shkruan Hahn.
Kujtojmë se sot Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për Kosovën në çështje e liberalizimit të vizave duke thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet e parapara.
Tani mbetet në dorë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave se a do të mundësohet lëvizja e lirë e kosovarëve./Arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren