Google ADS

Komisioneri Hahn ia bën të qartë Kurtit në Bruksel: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë – çështja kryesore

18:57 | 15 Nëntor 2019
A. B.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka njoftuar për takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Twitter, Hahn ka shkruar se ka pasur shkëmbime interesante të pikëpamjeve për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon, shkruan lajmi.net.

“U pajtuam se reformat evropiane janë rruga e vetme për të ofruar perspektivë për qytetarët e Kosovës, veçmas për të rinjtë”, ka thënë Hahn.

Tutje, Hahn ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të ardhmen evropiane të Kosovës si dhe për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit”.

“Pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në zemër të programit të saj”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme