Komisionari i Këshillit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks ka kërkuar nga autoritetet kosovare, zbardhjen e 13 vrasjeve të gazetarëve pas luftës së Kosovës.
Muiznieks ka shprehur shqetësim se 18 vjet pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, për mijëra njerëz është duke u mohuar drejtësia.
Komisionari i KE-së ka publikuar të hënën një memorandum, pas vizitës së tij në Kosovë në muajin shkurt, ku ishte takuar me zyrtarët e lartë të shtetit, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve Asocciated Press.
Muiznieks tha se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare dhe një pakicë etnike serbe, ka nevojë “që të ndryshoj kursin dhe të ndërtoj një shoqëri të drejtë dhe kohezive” me ndjekjen e krimeve të luftës, nxitjen e tolerancës ndër-etnike dhe sqarimin e 13 vrasjeve dhe zhdukjeve të gazetarëve në vitet e pas luftës.
Rreth 10,000 njerëz kanë vdekur dhe 1,660 janë zhdukur gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...