Komision Hetimor për trajtimin institucional të rasteve të dhunës seksuale dhe në familje

16:49 | 7 Qershor 2023
K.B

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mirëpritur themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës nga ana e institucioneve.

Haxhiu tha se përmes këtij komisioni do të pasqyrohen veprimet në 5 vitet e fundit të institucioneve përgjegjëse në raport me këto raste.

“Mirëpres themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me trajtimin nga ana e institucioneve të rasteve të dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës. Përmes këtij Komisioni do të pasqyrohen veprimet në 5 vitet e fundit të institucioneve përgjegjëse në raport me këto raste.
Ministria e Drejtësisë do të jetë në dispozicion të Komisionit Hetimor. I uroj punë të mbarë anëtarëve të Komisionit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme