Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, ka shprehur shqetësimin për situatën e rëndë të fëmijëve që kërkojnë lëmoshë apo punojnë në rrugë.
Me anë të një komunikate për media, KOMF thotë se ditëve të fundit, është vënë re një rritje e rasteve të fëmijëve të cilët kërkojnë lëmoshë, sidomos në orët e vona të natës, përcjell Arbresh.info.
“Fëmijët po përballen me një sërë rreziqesh serioze për shëndetin dhe jetën e tyre. Këtu nuk bëjnë përjashtim as fëmijët nën tre vjeç dhe foshnjat e ekspozuara në temperatura të larta mbi 35 grad celcius gjatë ditës. Fëmijët në situatë rruge janë të ekspozuar ndaj formave të shkeljes së të drejtave të fëmijëve, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe emocional. Fëmijët po kërkojnë lëmoshë edhe gjatë orëve të vona të natës, duke u ekspozuar ndaj rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit”, thuhet në reagim.
KOMF i bën thirrje komunave dhe institucioneve komunale që të ndërmarrin masa urgjente për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve në situatë rruge.
Gjithashtu, KOMF i bën thirrje prindërve që të mos keqpërdorin dhe shfrytëzojnë fëmijët për kërkim të lëmoshës dhe për punë të rënda.
“Shfrytëzimi i fëmijëve përbën vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Kosovës”, theksohet në reagimi.
Po ashtu, KOMF i bën thirrje edhe qytetarëve, sidomos atyre që vinë nga diaspora, të mos ofrojnë lëmoshë për fëmijët.
“Dhënia e lëmoshës mund të nxisë edhe më shumë daljen e fëmijëve në rrugë dhe kështu rrezikohet shëndeti, mbrojtja dhe mirëqenia e fëmijëve”, thuhet në reagim.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...