Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare shpreh shqetësim për paralajmërimin e ndërprerjes së mësimit në tërë sistemin arsimor në Kosovë, si pasojë e grevës. Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.
Pa kontestuar arsyet apo qëllimet e grevës, konsiderojmë se këto ndërprerje të përsëritura të procesit të rregullt mësimor ndër vite, janë në kundërshtim me të drejtën themelore të fëmijës në arsim dhe në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijëve.
KOMF e njeh të drejtën e grevës si e drejtë e garantuar me legjislacion, por konsideron se ndërprerjet e vazhdueshme të procesit arsimor kanë dëmtuar dhe po dëmtojnë procesin e rregullt mësimor dhe mësim-nxënien e fëmijëve. Vonesat në procesin mësimor do të lënë pasoja domethënëse në zhvillimin e fëmijëve dhe do të zbehin autoritetin e shkollës si institucion i dijes.
Situata e arsimit në Kosovë është rënduar ndjeshëm vitet e fundit, për pasojë KOMF konsideron se ndërprerja e procesit mësimor do të përkeqësojë edhe më tej gjendjen e fëmijëve.
KOMF i bën thirrje të gjitha palëve në këtë proces të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të krijojnë arsimim të qëndrueshëm në Kosovë, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë humbje të mësimit dhe nxënësit të vijojnë mësimin pa ndërprerje. /arbresh.info/
Amorim i përgjigjet Rashfordit, pasi paralajmëroi largimin
Hapet ankandi i parë për energji të erës me kapacitet prej 1...
ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2...
Municionet “Made in Kosova” – një ambicie ...
Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira...
Kurti sërish u bënë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen ...