Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga, bën thirrje për më shumë vëmendje dhe angazhim institucional në mbrojtje të fëmijëve, viktima të abuzimit me narkotikë.
Bazuar në Indeksin për Mbrojtjen e Fëmijës të publikuar nga KOMF, Kosova ka arritur një rezultat të ulët prej 0,396 nga rezultati i mundshëm prej 1.0 në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë.
“Fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë, nuk ju ofrohen shërbime të veçanta të rehabilitimit fizik dhe psikologjik. Klinika Psikiatrike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka krijuar një repart të posaçëm për trajtimin e varësisë por ky repart është i dedikuar për pacientët e rritur, edhe pse ai trajton edhe fëmijët duke qenë se nuk ekziston repart i veçantë për ta. Trajtimi mjekësor bazohet kryesisht në programet e detoksikimit që përdorin barna nga Lista esenciale e barnave të financuara nga Ministria e Shëndetësisë. OJQ Labyrinth, është e vetmja OJQ lokale për të ofruar shërbime rehabilitimi, por këto shërbime nuk sponsorizohen nga shteti dhe kjo OJQ nuk mund të mbulojë të gjitha nevojat. Është e rëndësishme që këto shërbime të kenë mbështetjen e duhur nga qeveria, komunat dhe komuniteti i donatorëve”, thuhet në reagimin e KOMF-it.
KOMF thekson se shërbime të veçanta dhe programe për parandalimin dhe reintegrimin për fëmijët viktima të abuzimit me narkotikë nuk ka. Ekziston nevoja për zhvillimin e programeve të reintegrimit në përgjigje ndaj nevojave në rritje të fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Rekomandohet që Kosova të krijojë mekanizma të qëndrueshëm për grumbullimin e të dhënave në mënyrë që të gjenerojë informata më të qëndrueshme për nivelin e përhapjes së rasteve të abuzimit me narkotikë.
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...