Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka shprehur shqetësimin për fëmijët të cilët punojnë në rrugë. Sipas KOMF vetëm gjatë 4, 5, 6 dhe 11 Qershor 2018, në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit janë vëzhguar dhe numëruar 153 fëmijë në situatë rruge nga të cilët janë intervistuar 81 fëmijë, 51 janë numëruar nëpërmjet vëzhgimit pas orës 22:00 të natës (prej tyre 4 fëmijë kanë fjetur në rrugë dhe 3 ishin fëmijë me aftësi të kufizuara).
“Këta fëmijë ishin duke kryer punë të rënda sikurse kërkim lëmoshë, riciklim dhe shitje të gjësendeve. Puna në terren është zhvilluar paradite, pasdite dhe në orët e vona të mbrëmjes”, thuhet në reagimin e KOMF.
Tutje, KOMF kërkon vëmendjen dhe mobilizimin e institucioneve publike për realizimin e obligimeve, për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda si dhe kërkon nga komunat, të sigurojnë financim të qëndrueshëm për shërbimet sociale në mënyrë që ti mundësohet zyrtarëve komunal të ofrojnë shërbime cilësore për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda
Ky është reagimi i plotë i KOMF’it:
Vetëm gjatë 4, 5, 6 dhe 11 Qershor 2018, në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit janë vëzhguar dhe numëruar 153 fëmijë në situatë rruge nga të cilët janë intervistuar 81 fëmijë, 51 janë numëruar nëpërmjet vëzhgimit pas orës 22:00 të natës (prej tyre 4 fëmijë kanë fjetur në rrugë dhe 3 ishin fëmijë me aftësi të kufizuara). Këta fëmijë ishin duke kryer punë të rënda sikurse kërkim lëmoshë, riciklim dhe shitje të gjësendeve. Puna në terren është zhvilluar paradite, pasdite dhe në orët e vona të mbrëmjes.
Vëzhgimi dhe intervistimi është realizuar nga staf i trajnuar nga Terre des hommes në bashkëpunim me punëtor social. Përpara punës në terren, institucionet relevante janë njoftuar zyrtarisht dhe ftuar për të marrë pjesë në punën në rrugë.
Bëjmë me dije, që kjo është vetëm njëra nga format e punëve të rënda të fëmijëve në Kosovë.
Fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim dhe mungesën e strehimit, duke e vënë veten edhe përballë rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit.
Sipas Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës, rezultatet e Kosovës për veprimet e saj për mbrojtjen e fëmijëve që punojnë në rrugë janë 0,158 nga totali i mundshëm prej 1.0. Rezultatet e saj në ofrimin e shërbimeve janë edhe më të ulëta me 0,100, përderisa, rezultatet e saj për kapacitetin dhe llogaridhënien janë më të ulëtat me 0,044 dhe 0,060, respektivisht.
Ky rezultat deri më tani përbën rezultatin më të ulët që Kosova ka arritur në mesin e të gjitha fushave/kategorive të tjera fëmijëve të matura nga Indeksi. Kjo do të thotë se Kosova si shtet nuk po e trajton fare çështjen e fëmijëve që punojnë në rrugë dhe në të njëjtën kohë nuk po ndërmerr asnjë iniciativë rreth planifikimit të buxhetit dhe shërbimeve për të mbrojtur këta fëmijë.
Aktualisht, nuk ka shërbime të veçanta që komunat duhet të ofrojnë për të adresuar këtë grup të cënueshëm të fëmijëve; duke përfshirë qendrat e kujdesit ditor, shërbimet mobile si dhe shërbimet e rehabilitimit dhe reintegrimit (përfshirë mbështetjen sociale, arsimore dhe psikologjike për fëmijët dhe familjet e tyre).
KOMF kërkon vëmendjen dhe mobilizimin e institucioneve publike për realizimin e obligimeve, për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.
Themelimi dhe zhvillimi i shërbimeve bazë për fëmijët në situatë rruge të përfshirë në punë të rënda është një masë e menjëhershme që komunat duhet të ndërmarrin. Ekziston nevojë imediate për themelimin e ekipeve mobile për arritjen te fëmijët në mënyrë që ti identifikojnë, të ofrojnë shërbime, si dhe të krijojnë plane individuale për secilin prej tyre.
KOMF ju bënë thirrje kryetarëve të komunave të Kosovës, të sigurojnë financim të qëndrueshëm për shërbimet sociale në mënyrë që ti mundësohet zyrtarëve komunal të ofrojnë shërbime cilësore për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda. Komunat rekomandohet fuqishëm të themelojnë qendrat ditore për fëmijët e përfshirë në punë të rënda, për të mundesuar trajtimin, mbrojtjen, rehabilitimin dhe re integrimin e fëmijëve në situatë rruge të shfrytëzuar për punë të rënda.
KOMF bën thirrje për krijimin e një granti specifik për shërbimet sociale, për të siguruar një financim të qëndrueshëm dhe të drejtë të shërbimeve sociale. Konsiderohet që zgjidhja më e mirë është të bëhet nëpërmjet plotësim ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal dhe krijimit të një granti i cili do të duhej të jetë krahas granteve operative si grant për shërbime sociale.
Të bashkangjitur ju mund të gjeni komunikatën e plotë,
Sinqerisht,
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...