Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson tridhjetë e katër organizata jo qeveritare, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, krijimin e Masës së përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, si një masë tranzitore deri në rregullimin e financimit të qëndrueshëm për shërbime sociale.
Sipas KOMF-it, Ministria e Drejtësisë, në Mars 2024, në mbështetje të shërbimeve sociale ka ndarë 1.5 milionë Euro për subvencionimin e shërbimeve të 40 organizatave jo qeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale, shkruan Arbresh.info.
“Megjithatë, ky fond nuk është i mjaftueshëm për të funksionalizuar ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm, sikurse fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët viktima të dhunës dhe abuzimit, fëmijët në punë të rënda, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët përdorues të drogave, fëmijët në konflikt me ligjin, si dhe familjet e tyre.”, thuhet në njoftim.
KOMF bën të ditur se ofruesit e shërbimeve sociale në vitin 2024, janë në gjendjen më të rëndë sa i përket financimit të shërbimeve sociale krahasuar me vitet e fundit.
“Kjo për arsyen, që në Dhjetor 2023, për pjesën dërrmuese, kanë përfunduar programet dhe projektet e donatorëve ndërkombëtarë në mbështetje të shërbimeve sociale, duke lënë zbrazëtira të mëdha në financimin e shërbimeve sociale.”, thuhet tutje.
“Duke patur parasysh që pjesa dërrmuese e ofruesve nga sektori jo qeveritar që ofrojnë shërbime sociale janë financuar në masën më të madhe nga donatorët ndërkombëtarë, të cilët prej disa muajsh kanë mbyllur programet, situata aktuale është në prag të kolapsit. Konkretisht, sipas të dhënave të organizatave anëtare të KOMF, mbështetja aktuale e marrë nga Ministria e Drejtësisë, mesatarisht mbulon me rreth 66% shërbimet rezidenciale dhe me rreth 21% shërbimet sociale ditore.”, bën të ditur KOMF.
“Në anën tjetër, përkundër decentralizimit të shërbimeve sociale, akoma nuk është rregulluar mekanizmi i financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale. Për pasojë, komunat në përgjithësi nuk ndajnë buxhet për ofrimin e shërbimeve sociale, me përjashtim të disa përpjekjeve sporadike të bëra nga një numër shumë i vogël i komunave.”, njofton Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë
Në këto rrethana, pavarësisht mbështetjes nga Ministria e Drejtësisë dhe vullnetit të ofruesve të shërbimeve sociale, KOMF vlerëson se është e pamundur për të vazhduar ofrimin e shërbimeve me kapacitet të plotë për grupet më të cenuara të fëmijëve dhe familjet e tyre në Republikën e Kosovës.
Sipas tyre, kjo situatë mund të çojë në:
“Mohimi për t’i siguruar fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij, në mënyrë që fëmija të sigurojë mirëqenie, integrim dhe zhvillim sa më të plotë, përbën shkelje të parimeve bazë të Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...