Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është deklaruar rreth kërcënimit që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Për këtë kërcënim serioz, sipas tij, janë duke u zhvilluar hetimet. “…për këtë rast janë kontaktuar edhe zyrtarët e Facebook”.
Ndryshe, “Garda Vullnetare Shqiptare” është organizata për të cilën bëhet fjalë. Kjo organizatë apo grup i njerëzve, kryeministri në detyrë Kurti po thotë se kanë kërcënuar atë dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.
“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, shkruhet në statusin e kryeministrit Kurti.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë