Komandot e FSK-së dhe FASH-së, stërviten së bashku

12:46 | 11 Shkurt 2023
A. B.

Forcat e komandove të Shqipërisë dhe ato të Kosovës, janë stërvitur së bashku.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit.

Ky kurs u mbajt për tetë javë, ku përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës.

Njoftimi i tij i plotë:

Si vëllezër të gjakut e të armës, stërviten së bashku komandot e Forcave të Shqipërisë e Kosovës!

Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit.

Kursi tetëjavor përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës.

Mirënjohje dhe falënderim i madh për instruktorët e QAPN dhe urime për nënoficerët për certifikimin dhe suksesin e treguar!

Së bashku çdoherë jemi më të fortë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme