Komandanti i ri i KFOT-it: Betohem se do siguroj paqe dhe stabilitet në Kosovë

11:54 | 19 Nëntor 2019
M. A.

Komandanti në largim i KFOR-it gjeneralmajor Lorenzo D’Addario ia dorëzoi zyrtarisht detyrën komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.

Michele Risi do të jetë komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë.

Pas transferimit të pushtetit në një ceremoni të organizuar ne bazën e KFOR-it ne Prishtinë, Risi tha se po e pranon këtë detyrë me nder.

“Është nder për mua të shërbej në mesin e pjesëtarëve të KFOR-it, që kanë siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë për 20 vjet”.

“Të bashkuar në angazhim për stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon – kjo është arsyeja pse jam këtu dhe për këtë betohem para jush”.

Risi falënderoi vendet aleate të NATO-s, perëndimin dhe vendet evropiane për kontributin e tyre për sigurinë e popullit të Kosovës.

Ai shtoi se do të jete i angazhuar në përmbushjen e detyrave profesionalisht, përderisa tha se mezi pret t’i nis shërbimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme