Komandanti i KFOR-it zhvilloi bisedë telefonike me komandantin e ushtrisë serbe

19:10 | 27 Nëntor 2023
E.G

Komandanti i KFOR-it, major gjeneral, Özkan Ulutaş, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Sipas njoftimit të KFOR-it në “X”, ata kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve të fundit dhe operacionet e vazhdueshme, shkruan Arbresh.info.

“Komandanti i KFOR-it ritheksoi se KFOR, si gjithmonë, ne do të vazhdojmë të përmbushim misionin – gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë të paanshme – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes sipas mandat në përputhje me mandatin e saj bazuar në Rezolutën e OKB-së të vitit 1999”, thuhet më tej në njoftim të KFOR-it.

Kjo bisedë vjen pas vizitës së Ulutaş në Beograd në tetor ku shkoi pas marrjes së mandatit në KFOR.

Të ngjashme