Google ADS

Komandanti i KFOR-it viziton pikat kufitare: Do të ofrojmë siguri dhe lëvizje të lirë

15:04 | 3 Tetor 2021
V. S.

Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, ka vizituar njësit e KFOR-it, të vendosura në Jerine e Bërnjak.

Përmes një komunikate për media, komandanti i KKFOR-it, ka bërë të ditur se ekipet e KFOR-it në këto dy pika do të qëndrojnë për dy javë ashtu siç e parasheh marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Federici ka thënë se KFOR-i, do të ofrojë siguri dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

“Në ditët e kaluara kam zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira dhe kam ofruar përditësime të rregullta për Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe zinxhirin tim komandues të NATO-s. Falënderoj institucionet në Kosovë, kryetarët e komunave veriore dhe të gjithë akterët që kanë kontribuar në de-përshkallëzimin e situatës për përpjekjet e tyre, dhe mezi pres të mbetem në kontakt me ta,” tha mes tjerash gjeneralmajor Federici./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme