Komandatnin i KFOR-it, Özkan Ulutaş sot ka vizituar Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku para tij u ekspozuan armatimi, pajisje dhe kapacitetet e Karabinierëve.
Prezantimin e këtyre mjeteve e bëri komandanti MSU-së, Ruggiero Capodivento, shkruan Arbresh.info.
“Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, vizitoi Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku u prit nga komandanti i MSU-së, gjeneral brigade Ruggiero Capodivento. Gjatë vizitës, komandanti i KFOR-it u njoh me armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e Karabinierëve. Ai përsëriti rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes së MSU-së për misionin”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale të KFOR-it.
Në njoftim, poashut thuhet se KFOR-i është i përkushtuar për zbatimin e përditshëm të mandatit të tyre, bazuar në Rezolutën 1244
“#KFOR -i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet tutje në njoftim. /Arbresh.info/
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...