Komandanti i KFOR-it viziton Leposaviqin, thotë se janë të gatshëm të trajtojnë çdo situatë sigurie

19:37 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit ku është takuar me komandantin e bazës “Nothing Hill” dhe me personelin që patrullonte përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në platformën X, KFOR bënë të ditur se Ulutash ka vizituar edhe kishën ortodokse Shën Vasilije Ostroski ku u prit nga At Milutin Popadiq, përcjell Arbresh.info.

“Gjatë takimit, komandanti tha se “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

“Ai shtoi se KFOR-i është “i gatshëm të trajtojë çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara””, njofton tutje KFOR./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme