Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka bërë të ditur se komunikon rregullisht me të gjithë aktorët ndërkombëtare dhe vendorë, përfshirë këtu edhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe.
Ulutas ka theksuar se prioritet i tij është nxitja e komunikimit dhe koordinimit të bazuar në besim.
“E kam bërë prioritet timin nxitjen e komunikimit dhe koordinimit te bazuar në besim. KFOR-i komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe vendorë.
Si komandant i KFOR-it, kam takime me shumë bashkëbisedues, përshirë përfaqësuesit e Institucioneve në Kosovë dhe organizatat e sigurisë se Kosovës, shefin e Shtabit te Forcave të Armatosura Serbe, shefin e misionit te BE-se për Sundim te Ligjit (EULEX) dhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë (OSBE) dhe komunitetin diplomatik”, ka thënë Ulutas në “FIVE”.
E sa i përket ndonjë eskalimi të mundshëm në veri të vendit, komandanti i KFOR-it ka theksuar se nuk do të spekulojë në një ndonjë skenar të ardhshëm, por se janë duke e monitoruar çdo zhvillim të sigurisë.
“Nuk do të spekuloj për ndonjë skenar të ardhshëm. Po e monitorojmë ngushtë çdo zhvillim relevant të sigurisë në rajon. KFOR-i mbetet i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, të ofrojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka shtuar më tej Ulutas.
Kurse, për çështjen me të debatuar kohëve të fundit, dinarin serb, Ulutas ka treguar nëse kjo çështje mund të tensionojë situatën.
“Eshtë çështje politike. Preferoj që mos ta komentoj këtë çështje specifike… KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibile në mbarë Kosovën, që na mundëson që të monitorojmë ngushtë çdo zhvillim relevant të sigurisë. Ne mbetemi të përqendruar në zbatimin e mandatit tonë të OKB-së, të ofrojmë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Puna jonë kryesore është që ta parandalojmë çdo rrezik për eskalim. Megjithatë, jemi të gatshëm dhe të pajisur për t’u përballur me çdo sfidë që mund të shfaqet, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, ka theksuar komandanti Ulutas.
Gjithashtu, ai tregoi se KFOR-i, aktualisht, ka rreth 4500 trupa në Kosovë, me kontribute nga 28 vende, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-së.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...