Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se përderisa presidentët e Kosovës dhe Serbisë po bëjnë diskutime të hapura, nuk ka ndonjë shqetësim për situatën e sigurisë.
Cuoci ka thënë se mandati i KFOR-it është në përputhje me rezolutën 1244 e miratuar nga OKB.
“Ne nuk vendosim nëse do të pranohet zgjidhja, kjo u takon të dyja vendeve që janë të përfshira në bisedime”, tha ai.
Komandanti i KFOR-it ka thënë se zgjidhja nuk duhet të prekë rajonin, pasi për kufijtë kemi përgjegjësi edhe ne.
“Kemi forca të mjaftueshme në terren për t’u bërë ballë të gjitha sfidave që mundë të na dalin përpara. KFOR-i ka edhe forca tjera shtesë në horizont, por për momentin nuk ka indikacione për trazira të mundshme”, tha ai.
Cuoci ka thënë se KFOR-i i shikon zinxhirin reagues të institucioneve tjera të sigurisë në Kosovë.
“Natyrisht ne dëshirojmë që institucionet e Kosovës të marrin përgjegjësinë dhe të vendosin si të veprojnë në raste të caktuara”, ai.
“Gjatë vizitës së Vuçiqit ne zbarkuam në Mitrovicë dhe çdo kund në Kosovë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së Vuçiqit. Kishte një bashkëpunim të mirë të organizatave të sigurisë në Kosovë”, tha ai.
Ai tha Vuçiqi bëri mirë që nuk shkoi në Skenderaj, ishte një veprim e tij i mençur.
“Në Skenderaj morëm informatën se Vuçiqi nuk do të vinte në Bajë, prandaj ne nuk ndërhymë dhe i lamë policisë së Kosovës në dorë të veprojë ose jo. Vuçiqi bëri mirë që nuk shkoi në Skenderaj. Ne edhe mund të zhbllokonim rrugët, por vizita nuk do të ishte paqësore siç shkoi në ditën e parë”.
“Ishte shumë e lehtë të zhbllokonim rrugët në Skenderaj, por ishte e panevojshme të ndërhyjmë”.
Komandanti i KFOR-it ka thënë se për NATO-n misioni i FSK-së aktualisht duhet të jetë për mbrojtje civile.
“Ne mbështesim FSK-në në mandatin e saj aktual, që është mbrojtja civile, në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore”.
Duke folur për listat e veteranëve, i pari i KFOR-it në Kosovë ka thënë se nuk është gjë e mirë kur dëgjohet se në Kosovë po marrin beneficione edhe ata që nuk e meritojnë atë status.
“Jemi të kënaqur nga veprimet e prokurorisë, dhe nga vetë organizatat e luftës që duan t’i largojnë këta persona nga listat përfituese”, tha ai.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...