Komandanti i KFOR-it, Major General Ferenc KAJÁRI në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e këtij misioni ushtarak për të ofruar siguri në vendin tonë dhe ka treguar detaje ekskluzive për rënien e dronit ditë më parë në rajonin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se NATO/KFOR-i monitoron në vazhdimësi situatën në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe mund të sigurojë të gjithë qytetarët se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
“Nuk ka asnjë tregues për ndonjë lloj kërcënimi. KFOR-i është i gatshëm të veprojë ndaj çdo lloj sfide për sigurinë”, ka deklaruar komandanti i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë.
Komandanti Kajari, ka thënë në këtë intervistë për Telegrafin se njëri nga dronët e KFOR-it ka rënë në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, për shkak të mosfunksionimit.
Sipas tij, droni nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim në njerëz apo dëme materiale dhe forcat policore të Kosovës e kanë marrë pas rënies së tij.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...