Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, të premten është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Takimi u zhvillua në shtabin e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë.
Bëhet e ditur se ata gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta.
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...
Çfarë mbeti pas luftës në Rripin e Gazës?/ Rindërtimi mund t...
Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik, do t...