Google ADS

Komandanti i KFOR-it takon ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, flasin për Kosovë

23:44 | 25 Mars 2024
E.G

Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutas është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq.

Sipas njoftimit, në këtë takim u shkëmbyen mendime për disa tema me interes të ndërsjellë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e saj të OKB-së dhe mbështetjen ndaj dialogut të udhëhequr nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe rolin kryesor të KFOR-it për të mbrojtur stabilitetin rajonal, përcjell Arbresh.info.

“Ozkan Ulutas, komandanti i misionit të KFOR-it, ka takuar sot Dragan Krapoviq, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi. Dyshja shkëmbyen mendime për disa tema me interes të ndërsjellë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e saj të OKB-së dhe mbështetjen ndaj dialogut të udhëhequr nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe rolin kryesor të KFOR-it për të mbrojtur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme