Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Franco Federici.
Duke falënderuar për mikpritjen, gjeneral Federici shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, profesionalizmin e lartë të dëshmuar deri më tani si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.
Ndër të tjera, ai shprehu gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe nivelit të marrëdhënieve të kultivuara nga paraardhësit e tij me qëllimin e përbashkët nën moton “ Të bëjmë progres së bashku si një i vetëm”.
Nga ana e tij, ministri Quni duke e uruar për detyrën e re, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.
Ai siguroi gjeneralin Federici se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK janë ndërtuar dhe zhvillohen në konsistencë të plotë me normat, vlerat, parimet dhe standardet më bashkëkohore të vendeve të NATO-s si institucione nën kontrollin civil demokratik, me transparencë dhe llogaridhënie të plotë, si dhe forca me aftësi dhe kapacitete mbrojtëse në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Këto parime, vlera dhe standarde janë ndërtuar dhe zhvillohen që nga fillimi nën mentorimin e NATO-s përmes Ekipi Këshillëdhënës të NATO-s, bashkëpunimit bilateral me vendet partnere dhe bashkëpunimit profesional dhe institucional me KFOR-in”, tha ndër të tjera ai.
Në fund të dy u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit, kontakteve dhe koordinimit të ndërsjellë për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive institucionale. Në shenjë të respektit të ndërsjellë, ministri Quni dhe gjeneral Federici mbyllën takimin me shkëmbimin e dhuratave.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...