Komandanti i KFOR-it takohet me kryetarin e Shtërpcës, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

19:31 | 21 Shkurt 2024
E.H

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka vizituar sot komunën e Shtërpcës ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiqin.

Përmes një njoftimi për media nga KFOR, bëhet e ditur se Ulutash ka biseduar me Jevtiqin për situatën e sigurisë, përcjell Arbresh.info.

“Komandanti i KFOR-it është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, me të cilin ka ndarë pikëpamjet e tij për situatën e sigurisë. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Gjatë qëndrimit në Shtërpcë, Ulutash është takuar edhe me personelin e KFOR-it të caktuar në ekipet monitoruese ndërlidhëse të KFOR-it që veprojnë në mbarë Kosovën.

“Këto ekipe mbajnë kontakte të përditshme me komunitetet lokale. Kjo është thelbësore për suksesin e misionit tonë, pasi na lejon të kuptojmë më mirë nevojat e popullatës lokale dhe implikimet e tyre për sigurinë lokale”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme