Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas është takuar sot me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Yunç Angili.
NATO me anë të një postimi në platformën X, bënë të ditur se në këtë takim është diskutuar mbi shumë tema, përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe përpjekjet për siguri të qëndrueshme.
”Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ambasadorët e grupit Quint nga Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe me ambasadorin e Turqisë në Kosovë dhe kreun të misionit të BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.
”Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjithë njerëzve”, njofton NATO./Arbresh.info
The Commander of the NATO-led #KFOR mission, Major General Özkan Ulutaş, met with the Ambassadors of the Quint group from France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States, and with the Ambassador of Türkiye to Kosovo and the Head of the EU mission in Kosovo. pic.twitter.com/gJ73ECZStN
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) December 14, 2023
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit