Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se përgjatë kësaj jave Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq si dhe me katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës.
Sipas njoftimit, komandanti i KFOR-it Kajari me kryeministrin dhe prijësit serbë ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës si dhe i ka informuar ata për aktivitetet dhe përpjekjet e KFOR-it për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes si dhe për të parandaluar ndonjë eskalim të situatës.
“Gjeneral Kajari ka thënë se KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në implementimin e përditshëm të mandatit që ka, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – të garantojë ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.
Gjithashtu, bëhet e ditur se komandanti i KFOR-it ka sqaruar se trupat e KFOR-it nuk janë përfshirë në aktivitete stërvitëse me Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ai ka përsëritur se KFOR-i ka monitoruar me shqetësim vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës me 31 gusht dhe ka kujtuar rrezikun nga këto tensionime që mund të shpijnë në incidente të dhunshme”, thuhet tutje.
Në fund, KFOR thekson se mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar siguri sipas kornizës së negociuar në Bruksel në dialogun e lehtësuar nga BE, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Gjeneral Kajari ka kërkuar nga palët që të evitojnë veprimet e njëanshme si dhe të përmbahen nga dhuna”, thuhet në fund./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...