Google ADS

Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

13:12 | 19 Janar 2023
A. B.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, ka marrë pjesë në takimin e fundit të Shefave të Mbrojtjes të NATO-s.

Ai falënderoi aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre në misionin e NATO-s dhe i përditësoi ato për aktivitetet e KFOR-it dhe situatën e sigurisë.

“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura dhe ndonjëherë çështje që ndërlidhen”, tha Ristuccia.

Komandanti nënvizoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e dhënë nga OKB për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme