Komandanti i KFOR-it shkon në BIK të Pejës për t’i uruar për Bajram

18:33 | 2 Maj 2022
KRG

Manastiri i Deçanit ka publikuar një fotografi dhe njoftimin se prifti Sava Janjiq, i shoqëruar nga komandati rajonal i KFOR’it Koloneli Javarone me oficerë dhe dy priftërinjë katolikë, kanë qëndruar në selinë e Bashkësisë Islame në Pejë për t’i uruar për festën  e Bajramit të Madh.

“Sot bashkë me Komandantin Rajonal të KFOR Col Javarone, oficerët e tij dhe dy priftërinj katolikë nga Peja vizituam Komunitetin Islamik në Pejë për t’i uruar për festat e Eid al -Fitr.  Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Ramazan Bayramınız Mubarek Olsun! #Kosovo” thuhet në urimin e Manastirit të Deçanit në Twitter.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme