Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar siguria në Kosovë e rajon si dhe procesin e dialogut, shkruan Arbresh.info.
“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua sot me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë. Ky takim ofroi mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi një sërë temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“Gjeneralmajor Ulutaş i njoftoi për aktivitetet e KFOR-it dhe për angazhimet e tij me një gamë të gjerë homologësh. Ai ripohoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe ai përshëndeti kontributin e gjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”, thuhet tutje.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info/
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...