Ministria e Drejtësisë njofton se sot Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Majori Franco Federici, e mirëpriti Zëvendësministren e Drejtësisë, Dr. Nita Shala në Camp Film City, ku i shpjegoi situaten e kornizës ligjore në lidhje me dhunën në familje, e më pas Gjenerali Federici ofroi shprehu mbështetjen e KFOR-it për institucionet e Kosovës në luftimin e këtij fenomeni.
“Prishtinë, 14 qershor – Fillimisht, zëvendësministrja Shala i shpjegoi Komandantit situatën aktuale të kornizës ligjore në lidhje me dhunën në familje dhe më pas, Gjenerali Federici, në këtë drejtim theksoi përkushtimin KFOR-it në mbështetjen e Institucioneve në Kosovë në luftimin e fenomenit të dhunës në familje.
Pas takimit, Gjenerali Federici dhe zëvendësministrja Shala vizituan bazën e Camp Film City dhe ajo pati mundësinë të ndalet në Radio K4 dhe qendrën e transmetimit.
Zëvendësministrja dha një intervistë për Radio K4 të përqendruar në adresimin e rëndësisë së krijimit të vetëdijes tek qytetarët për fenomenin e dhunës në familje dhe inkurajimin e njerëzve që jetojnë në Kosovë për të raportuar çdo lloj incidenti në Policinë e Kosovës.”/arbresh.info/
Përse Trump e do Grenlandën, kishte shprehur interesim për t...
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafir...
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ...
Nesër bëhet përurimi i çerdhes në fshatin Milloshevë të komu...
FFK organizon kamp stërvitor për futbollistët e së ardhmes t...