Google ADS

Komandanti i KFOR-it mirëpret shtimin e forcave gjermane në Kosovë

15:47 | 20 Janar 2024
R J

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për rritjen e numrit të forcave në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Njoftime të tilla sipas tij tregojnë vendosmërine e shteteve aleate për t’u siguruar që KFOR-i ka kapacitetet e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj.

Ulutas gjithashtu ka thënë se KFOR do të vazhdojë të përpiqet për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe se misioni ushtarak është i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo sfide.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide”, tha ai./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Gjermania në pranverë dërgon një kontingjent këmbësorie për shkak të përkeqësimit të sigurisë

 

Të ngjashme