Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësinë e plotë për situatën në veri

08:45 | 30 Maj 2023
Diellza Gashi

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, flet për tensionet e fundit në veri të Mitrovicës.

Michele Ristuccia ka thënë se po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe ka shprehur solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u lënduan gjatë përleshjeve.

Komandanti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh në veri, në vend që, sipas tij, të fshihen pas narrativave të rreme.

“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme”, ka thënë Ristuccia.

KFOR-i bëri të ditur pak minuta më parë se 30 ushtarë të vet mbetën të lënduar nga situata e djeshme me protestuesit serbë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme